Policia e Sarzan, në Itali në rrjedhën e një shërbimi të kordinuar ka arrestuar mbrëmë një shqiptar, për vjedhje të rëndë në një banesë. Rreth orës 23: 00, i arrestuari, kishte thyer një shtëpi dhe pasi ka kryer vjedhjen është hedhur nga kati i tretë, sikur asgjë nuk ka ndodhur, duke mos ditur që policia tashmë kishte ardhur dhe po e priste, pas njoftimit të numrit 112, nga njerëzit e shtëpisë së grabitur.
I arrestuari u gjet me një kaçavidë, që e përdorte për të hyrë në apartament, duke hapur dyer dhe dritare për të kryer vjedhjet.
Hetimet janë ende në proçes për të kontrolluar për çdo detyrim që lidh djalin shqiptar në incidente të ngjashme.



