Video e dy policëve të dehur me turistin e huaj në Ksamil, pezullohen nga detyra dy efektivët

Video e dy policëve të dehur me turistin e huaj në Ksamil, pezullohen nga detyra dy efektivët

Drejtoria e Policisë Vlorë del me deklaratë pas publikimit në rrjete sociale, të një videoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, të cilët gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj, në gjendje të dehur, në Ksamil, kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, janë marrë menjëherë masat përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M., dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy