Shisnin kokainë dhe kanabis në rrugët e Tiranës, 3 të arrestuar

Shisnin kokainë dhe kanabis në rrugët e Tiranës, 3 të arrestuar

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi është kapur duke shitur kokainë në kryeqytet.

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. O, 22 vjeç, pasi në rrugën “Besim Imami” sapo ka parë prezencën e policisë, ka hedhur në tokë një qese transparente e dyshuar me lëndë narkotike kokainë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë edhe 2 të tjerë të cilët janë kapur duke shitur kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Sh, 17 vjeç dhe K. R., 17 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve, shtetasi E. Sh, u kap në flagrancë duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat i siguronte nga shtetasi K. R, i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e perfituar nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy