Kontrolle në liqenin e Shkodrës për peshkimit të paligjshëm, procedohen dy persona

Kontrolle në liqenin e Shkodrës për peshkimit të paligjshëm, procedohen dy persona

Procedohen penalisht dy shtetas të cilët u kapën në flagrancë duke peshkuar me pajisje që furnizohen me energji elektrike.

Strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve në liqen, me qëllim parandalimin e rasteve të peshkimit me pajisje me elektricitet, kanë konstatuar në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy shtetas që po ushtronin veprimtarinë e peshkimit me pajisje që furnizohen me energji elektrike, të cilat janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë.

Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për shtetasit D. Y., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç dhe A. M., 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy