Një shtetas kosovar është arrestuar në Bresha të Italisë me akuzën e terrorizmit. Gafurr Dibrani, 24 vjeç, u vu në pranga me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar e përhapjen e propagandës xhihadiste.
Gafurr Dibrani rezident në komunën Fiesse në provincën e Breshës akuzohet dhe për nisjen e një procesi radikalizmi islamik ndaj djalit të tij të mitur.
“Tut Elimi de Gidelim Cihada” (Merre dorën time e shkojmë në Xhihad), është titulli i videos shoqëruar nga një këngë fetare në gjuhën turke, e shpërndarë në internet nga 24-vjeçari kosovar Gafurr Dibrani, nga ka marrë dhe emrin operacioni antiterrorist.
Sipas hetimeve, 24-vjeçari kosovar me anë të rrjetit të internetit ka publikuar shpesh herë materiale me përmbajtje xhihadiste, plot imazhe e video që manifestojnë solidaritet ndaj terroristëve të njohur e të burgosur, video minorenësh që përgatiten të luftojnë për Shtetin Islamik apo imazhe ekspozive ndaj ata që ai i quante të pafe.



