Emri/ Vrau për gjakmarrje punonjësin e Ujësjellësit në Shkodër, arrestohet autori

Emri/ Vrau për gjakmarrje punonjësin e Ujësjellësit në Shkodër, arrestohet autori

Është arrestuar këtë të hënë autori i dyshuar i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gudë e Re në Shkodër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në ambientet e një lokali, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, 47-vjeçari Prekë Tonaj, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në provat e grumbulluara dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eduard Kësolla, 30 vjeç, lindur në Nicaj, Shosh dhe banues në fshatin Grudë e Re.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje”, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet si autor i vrasjes së 47-vjeçarit Prekë Tonaj, për motive gjakmarrjeje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy