
Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në lagjen “Shilore” në Shijak.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:10, ndërsa dyshohet se viktima ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Në njoftimin zyrtar thuhet se “është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç.”
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



