“Ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit”, përgjimet që nxjerrin zbuluar Fatos Tushen

“Ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit”, përgjimet që nxjerrin zbuluar Fatos Tushen

Në dosjen e SPAK për arrestimet në Bashkinë e Lushnjes, tregohet se si kreu i këtij institucioni, Fatos Tushe, ka shpërdoruar detyrën. Në dosje të cilën e disponon edhe MCN, Tushe është kapur duke folur në telefon me një person dhe i premton atij se do t’i zgjidhë një problem që kishte me inspektorët e ndërtimit.

Në lidhje me këtë episod u njoftua se shtetasi Fatos Tushe komunikon me një person me emrin Ismail Blliku, me numër telefoni xxxx, më të cilin bisedon lidhur me një ndërtim që po kryen ai në fshatin Shegas dhe për faktin se një inspektor i quajtur F. L., i ka ndërprerë punimet. ndërkohë që shtetasi Fatos Tushe në cilësinë e kryetarit të Bashkisë i thotë që t’i flasë në emrin e tij”, thuhet në dosje.

Ismail Blliku: Përshëndetje kryetar, jam Ismail Blliku, një Shegati, kemi biseduar bashkë, kam ulur një palë shtëpi aty dhe më ka ardhur Fatos Lulja dhe më ka pezulluar punimet.

Fatos Tushe: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me kryetarin dhe telefoni… të thashë unë me duket… ky telefon nuk është për këto lloj bisedash merre rrugën… ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu. telefoni nuk është për këto lloj bisedash… hajt.

Ismail Blliku: Dakord, dakord.

Fatos Tushe: Hajt.

Më tej në dosje sqarohet se Blliku ka ndërtuar një objekt një katësh dhe pikërisht për këtë objekt ka kërkuar ndërhyrjen e Fatos Tushes që të mos kishte probleme me inspektorët e bashkisë. Po ashtu sqarohet se Ismail Blliku ka komunikuar dhe me persona të tjerë dhe ka kërkuar ndërhyrjen e tyre për t’i zgjidhur problemin.

Në dosjen e SPAK, gjithashtu janë evidentuar raste të shumta korrupsioni dhe shpërdorim detyre. Në një episod, është evidentuar edhe shpërdorimi i karburantit të shtetit, me të cilin furnizoheshin persona të ndryshëm të njohur të kryebashkiakut Fatos Tushe dhe Flamur Peqinit, drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje.

Ky i fundit bisedon shpeshherë me punonjësin e karburantit të cilin e udhëzon për t’i furnizuar me naftë makinat e personave të tjerë, ndër të cilët edhe djali i Fatos Tushes.

Përgjimi data 5 Gusht 2020, ora 13:05

Daniel Nushi: Urdhëro Flamur

Flamur Peqini: Hidhi asaj me tre 8 o burrë i dheut...

Daniel Nushi: Ok ja tani në sekonda.

Flamur Peqini: Shpejt o tani direkt ajo me tre 8 e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt.

Daniel Nushi: Po po hajt hajt...

Përgjimi data 5 Gusht 2020, ora 17:17

Flamur Peqini: He Daniel...

Daniel Nushi: O vëlla kam këtë çunin e shefit këtu o..

Flamur Peqini: Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe.

Daniel Nushi: Mirë të keqen hajt...

Përgjimi data 28 Korrik 2020, ora 10:39

Djali i deputetit: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë, mirë.

Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit ju mirë.

Djali i deputetit: U pengoj, jeni me pushime besoj.

Fatos Tushe: Jo jo.

Djali i deputetit: Unë nesër në mëngjes do iki me pushime.

Fatos Tushe: Ëhë ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti.

Djali i deputetit: Epo nesër në mëngjes aty do kaloj unë do futem në Lushnje aty nga ora 07:30 besoj.

Fatos Tushe: Epo mirë të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë Turin, se unë do jem në Karaburun.

Përgjimi data 9 Tetor 2020, ora 17:49

Flamur Peqini: Hë...

Djali i Ibrahim Lame: Mulo si kalove, djali i Braçes jam, Brikeli.

Flamur Peqini: Ooo Brikel si je ti mo... se nuk ta kisha numrin.

Djali i Ibrahim Lame: Jo është i Besit por nuk kam bateri. Po më tha babi dhe jam këtu te karburanti.

Flamur Peqini: E mirë ma jep njëçik atë punëtorin.

Djali i Ibrahim Lame: Po ja.. (Punëtori: O Flamur)

Flamur Peqini: Po hidhi hidhi, mbushe atë dhe më thuaj mua pastaj... Po Gesi sa mori o.

Djali i Ibrahim Lame: Gersi mori 40.

Flamur Peqini: E mirë mbushe dhe më thuaj. Hajt ma jep atë djalin.

Djali i Ibrahim Lame: Urdhëro Mule.

Flamur Peqini: E o mbaro punë dhe ok... Ju do rrini apo do ikni si e keni.

Djali i Ibrahim Lame: Jo do ikim se ka Besi ditëlindjen e një shoku të vetë dhe do ikim në Tiranë.

Flamur Peqini: E mirë të fala bëji babit.

Djali i Ibrahim Lame: Rrofsh vlla.

Nga bisedat zbulohet se biznesmenët e vënë në pranga Bujar Murati dhe Ibrahim Lami janë kushërinj me njëri-tjetrin si dhe janë miq me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike, Flamur Peqini. Dhe kështu pavarësisht se fituesi i tenderit ka rezultuar Bujar Murati, punimet janë kryer nga firma e Ibrahim Lamit. Në përgjime, zbardhen momente nga biseda e tyre për tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës.

Ibrahim Lami: Urdhëro se mos je i zonë

Bujar Murati: Kushe ça bone

Ibrahim Lami: U ktheve nga Berati apo jo

Bujar Murati: Po u ktheva se çu qunin në futboll

Ibrahim Lami: Tashi dy pyetje të vogla kam, a të marr në uatsap apo këtu se nuk naj gja

Bujar Murati: Jo ore po fol se për punën flasim ne ça të duam

Ibrahim Lami: Tani kontratën mes meje e teje si do e bëjmë

Bujar Murati: Do e bëjmë me nënkonratim siç kemi rënë dakord, ti m’i pret mua, unë ia pres shtetit

Ibrahim Lami: Në rregull…tashi ata m’i presin mua fatura.

Bujar Murati: Ata të inerteve. Po ty do të t’i presin…jo se dhe me m’i pre mua nuk ka noj të keqe ma mirë se na ndihmo noj çok…por ti merri sikur je t’u punu vetë or shok…a e kupton. Se ti i merr dhe i justifikon TVSH tarte dhe m’i kalo mua.

Ibrahim Lami: Pytja tjetër!

Bujar Murati: Më duhet një firmë se do firmos dhe vulos (Kontratën do e bëjmë siç kemi ra dakord dhe jepi zjarr kusho.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy