Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Fier, ku një bombol gazi shpërtheu në katin e tretë të një pallati, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Ngjarja ndodhi në një apartament ku bombola mori flakë papritur.
Zonja e shtëpisë, e cila ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, arriti të shuante zjarrin, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombolën.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e zjarrfikëses, policisë dhe ambulanca, të cilat morën situatën nën kontroll.
E lënduara u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



