Tritol me dron në kantinën e Lefter Kokës

Tritol me dron në kantinën e Lefter Kokës

Tritol me dron në kantinën e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në Durrës.

Dy ditë më parë, në kantinën e pijeve “Gjergj Kastrioti” ka shpërthyer një sasi lënde eksplozivi duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Policia njofton se kanë kapur autorin e dyshuar, Gentian Meta, 44 vjeç, banues në Shijak. Sakaq, është arrestuar edhe B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës, menaxher i lokalit në pronësi të autorit pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.

Gjithashtu është proceduar penalisht edhe vëllai i autorit të dyshuar të ngjarjes, A. M., 46 vjeç, banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në Shijak iu gjet një sasi vere me logon e një subjekti tjetër, veprime këto që bien ndesh me vendimin e gjykatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy