Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Mbante armë pa leje në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi është kapur me armë pa leje në banesë. Sipas burimeve të policisë, në pranga është vënë shtetasi F. Gj., banues në fshatin Perlat, Durrës, të cilit i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip automatik.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës”, njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy