Gripi i shpendëve/ Krifca-kryebashkiakëve: Mbyllni tregjet që nuk janë të licencuara nga ministria

Gripi i shpendëve/ Krifca-kryebashkiakëve: Mbyllni tregjet që nuk janë të licencuara nga ministria

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mblodhi sot në një takim kryetarët e bashkive të qarqeve, të cilat janë prekur nga gripi i shpendëve.

Ministrja Krifca gjatë takimit, u kërkoi atyre një bashkëpunim më të thelluar për të izoluar dhe asgjësuar rastet e gripit të shpendëve.

Krifca tha se problemi është izoluar në stabilimente, ndërsa për shpendët e oborrit, për shkak edhe të shpërndarjes gjeografike, ka akoma situata të rasteve me sëmundje.

Ministrja po ashtu u kërkoi drejtuesve të bashkive si dhe policive bashkiake një angazhim më të madh për të mos lejuar tregjet që nuk janë të licencuara nga Ministria e Bujqësisë për momentin.

Nëse nuk marrim masa drastike, nuk do të arrijmë ta izolojmë këtë sëmundje. Ne jemi të vetëdijshëm për penalitetin që i bëhet industrisë. Është shumë e rëndësishme që ne të veprojmë sot.

Ministrja Krifca tha se, qeverisja vendore duhet të marrë masa për groposjen apo djegien e kadavrave të shpendëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy