Ish-prokurori Ervin Karanxha për aktivitetin e paligjshëm të skemës së mashtrimit Call Center në dy kulla luksoze në Tiranë, thotë se është një aktivitet i ligjshëm që bën veprimtari të paligjshme.
Ai deklaroi për “MCN Live” nga ky operacion rezulton se viktimat e veprës penale janë shtetas të huaj, kryesisht italianë.
Kemi bashkëpunim me autoritetet italiane. Është verifikuar që viktimat janë jashtë territorit të Shqipërisë. Duhet të kemi parasysh që italianët po kërkojnë lekët e veta, gjë që nuk ndodh me autoritetet shqiptare, personat e korruptuar në Shqipëri.
Nuk kemi dëgjuar asnjë operacion në Shqipëri. Italianët po kërkojnë lekët e humbura. Fakti që janë arrestuar disa persona në flagrancë, nuk mund të hedhim poshtë gjithë operacionin, një pjesë e vogël janë në kërkim. Këtë dekonspirim duhet ta shohim rast pas rasti.
Mund të ketë pasur rrjedhje informacioni. Se nuk është se këtë operacion informacion kishte vetëm policia e shtetit, kishte dhe persona privatë, agjencitë italiane. Këtu nuk kemi asnjë shtetas shqiptar të mashtruar, por vetëm shtetas të huaj.
Viktimat kanë bërë kallëzim në Itali. Nga gjurmimi i emisionit privat, është zbuluar vendndodhja dhe janë kapur. Aktiviteti i tyre ka qenë i ligjshëm, qëllimi i tyre ka qenë i paligjshëm, i mbuluar.
Në kuadrin e veprimtarisë së ligjshme për shitjen e mallrave, kanë kryer dhe aktivitetin e paligjshëm. Është një aktivitet i ligjshëm që bën veprimtari të paligjshme. Duhet parë nëse pronari i objektit ka dijeni për aktivitetin që kryhet në ambientin e dhënë me qira.
Pronari që e lëshon ambientin me qira, nuk rri roje te objekti. Në rast se pronari ka dijeni, është shkelur Kodi Penal. Por gjithmonë duhet që dijenia të provohet.
Nga të dhënat që kemi parë nuk kemi të dhëna që policia të ketë dijeni. Por për dyshime mund të kemi, se si ka mundësi që një aktivitet i tillë kryhet në mes të qytetit. Po të kishte dekonspirim nuk do kishim kapur gjë fare.



