Siguria rrugore/ Policia arreston 47 drejtues mjetesh dhe vendos mbi gjashtë mijë gjoba

Siguria rrugore/ Policia arreston 47 drejtues mjetesh dhe vendos mbi gjashtë mijë gjoba

Policia Rrugore e Tiranës në kuadër të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë, ka bërë të ditur se ka arrestuar 47 shoferë

Gjatë javës që lamë pas, nga shërbimet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë arrestuar dhe proceduar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, 47 persona, konkretisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve parandaluese, janë goditur katër raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Katër drejtues mjetesh janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore të kryeqytetit, duke drejtuar automjetet në mënyrë të parregullt, dhe për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para.

Policia bën të ditur se, “janë pezulluar 248 leje drejtimi, të ndara sipas shkeljeve: 48 për “Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit”, 165 për “Kufizimet e shpejtësisë” dhe 35 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor”.

Policia ka tërhequr 11 palë targa të modifikuara, që nuk i përkisnin mjetit ose ishin të çregjistruara në vendet e origjinës si dhe ka bllokuar 26 mjete për mungesë dokumentacioni.

Në total, janë vendosur 6652 masa administrative, me një mesatare 950 masa të vendosura në ditë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorim të rripit të sigurimit, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, parkime të gabuara, parakalime të gabuara, xhama të riveshur dhe shkelje të tjera të ndryshme. Po ashtu, janë ndëshkuar me masë maksimale 40.000 mijë lekë të rinj, 13 drejtues mjetesh që janë kapur duke bërë gara shpejtësie”, përfundon njoftimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy