Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe Erald Elezi, aktualisht drejtor i KESH-it, janë paraqitur sot në GJKKO, ku pritet të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë.
Gjykata e Posaçme ka lëshuar dy masa sigurie “arrest në shtëpi” për dy vartësit e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Ballukun, Gjylin dhe Elezin.



