Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë i dënuari me 10 vite burg/ Emri

Në kërkim nga drejtësia italiane, kapet në Tiranë i dënuari me 10 vite burg/ Emri

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Tiranës, gjatë operacionit të koduar “Torino”.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të Arsen (Flakton) Daci, 38 vjeç, banues në Tiranë.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, Vjedhja”, dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 38-vjeçarin me 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy