
Një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një kantier ndërtimi në Carpenedolo, në provincën e Breshias në Itali.
Sipas të dhënave paraprake, shqiptari i cili po punonte në kantier për llogari të një kompanie të jashtme, ra në boshllëk dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.
43-vjeçari po punonte në çatinë e magazinës ku ishte duke vendosur disa termo panele, kur u rrëzua nga një lartësi mbi 10 metra.
Në vendngjarje kanë mbërritur hetuesit të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



