Shkodër, sekuestrohen 5146 paketa cigaresh kontrabandë

Shkodër, sekuestrohen 5146 paketa cigaresh kontrabandë

Finalizohet operacioni i koduar "AKCIZA", ne Shkoder, njofton Drejtoria e Policise. Sekuestrohen 5146 paketa cigaresh kontrabandë, 101 pako duhani i grirë dhe 2000 llampa. Arrestohen 5 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kërkim.

Në vijim të veprimeve proceduariale hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Shkodër për goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe prodhimit të kundraligjshëm të produkteve industriale, pas një hetimi disa mujor u bë i mundur realizimi i Operacionit te koduar " AKCIZA" dhe si rezultat u be arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm :

* N.B., 55 vjeç, banues në Shkodër

* R.L., 67 vjeç, banues në Shkodër

* A.I., 47 vjeç, banues në Shkodër

* K.G., 48 vjeç, banues në Shkodër

* F. Q., 45 vjeç, banuese në Shijak

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit :

* A.M. 44 vjeç, banues në Shkodër

Nga kontrolli i ushtruar në ambjente apo vende të dyshuara për mbajtjen apo magazinimin e mallrave të kundraligjshëm u arrit që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :

* 107 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës,

* 101 pako duhan i grirë dhe një makinë grirëse,

* 4259 paketa cigaresh të markave të ndryshme,

* 2000 cop llampa.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Fshehja e të ardhurave", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë", "Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë" dhe "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga nenet 180, 174, 288, 172 dhe 178/2 të Kodit Penal. Vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe në vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy