Kisha Katolike e Shqipërisë kundërshton rezultatet e censusit të publikuara nga INSTAT

Kisha Katolike e Shqipërisë kundërshton rezultatet e censusit të publikuara nga INSTAT

Kisha Katolike e Shqipërisë përmes një komunikimi zyrtar ka kundërshtuar rezultatet e censusit të publikuara së fundmi nga INSTAT.

Drupal Ad

 

 

 

Zëdhënësi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Dom Mark Pashkja deklaron se janë më shumë se 410 mijë shqiptarë që kanë emigruar që nga 2011 kur është bërë censusi i fundit.

Kisha katolike nuk është shumë e bindur edhe për numrin e katolikëve në vendin tonë edhe pse për këtë nuk ka të dhënë të sakta duke bërë që shumë shpejt kisha të nisë vetë një census se sa katolik jetojnë aktualisht në vendin tonë.

Në këtë deklaratë Kisha Katolike u shpreh sërish kundër surrogacisë ndërsa ka bërë një kërkesë zyrtare në Kuvend për këtë projekt-ligj që e dënon me forcë, nëse është depozituar apo jo zyrtarisht në Parlament.

Edhe komunitetet e tjera fetare kanë dënuar draft projekt-ligjin e surrogacisë duke thënë se dëmton gratë aq më tepër ata që janë shtresa të varfra apo vulnerabël si dhe përmbys institucionin e martesës si shumë e rëndësishme për shoqërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy