Tentativa për tu futur në uzinën e armëve në Gramsh, shtyhet seanca për shtetasen ruse

Tentativa për tu futur në uzinën e armëve në Gramsh, shtyhet seanca për shtetasen ruse

Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme, u bë mungesa e prokurorit të çështjes.

Svetlana Timofeeva, është një nga tre të arrestuarit pasi tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh.

Krahas saj ndodhen pas hekurave dhe rusi tjetër Mikhail Zorin, 23 vjeç dhe 25-vjeçari ukrainas Fiodor Mihailoviç, të cilët u kapën pasi po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.

34-vjeçarjas ruse aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësisë rezulton se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy