Paloka takon banorët në Shijak: Qeveria dhe Bashkia përgjegjëse për përmbytjet

Paloka takon banorët në Shijak: Qeveria dhe Bashkia përgjegjëse për përmbytjet

Nënkryetari i PD, Edi Paloka takoi sot banorët e përmbytur në Shijak. Ai nuk la pa akuzuar qeverinë për situatën, duke e hedhur fajin edhe tek bashkia.

 Paloka deklaroi se për socialistët e rëndësishme është çfarë marrin për vete dhe jo të kujdesen për qytetarët.

“Një situatë e vështirë si pasojë e përmbytjeve edhe në Shijak! Si për ironi pikërisht përballë godinës së bashkisë dhe rrotull saj janë dhjetëra banesa që ju ka vajtur uji edhe mbi një metër në shtëpia e biznese. Edhe këtu banorët e drejtojnë gishtin nga pushtetarët që jo vetëm janë direkt përgjegjës për këtë situatë që ka filluar vitet e fundit, po as nuk pranojnë të ndihmojnë e dëmshperblejnë bizneset dhe familjet që kanë pësuar dëme të mëdha. Vetë bashkia është përgjegjëse direkt për përmbytjet në këtë zonë, pasi siç thonë banorët, ka mbushur me inerte lumin Erzen pikërisht tek këmbët e urës në hyrje të qytetit, për të ndërtuar parkim për makinat e zyrtarëve të bashkisë…! Si kudo “rilindasit” kujdesen vetëm çfarë do fusin në xhepat e tyre, po nuk ju hyn fare në xhep nëse qytetarët kanë probleme apo jo.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy