I vuri zjarrin malit të Gjallicës, mbante edhe armë zjarri, arrestohet 47-vjeçari

I vuri zjarrin malit të Gjallicës, mbante edhe armë zjarri, arrestohet 47-vjeçari

Ekrem Onuzini është arrestuar nga Policia e Kukësit, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një pjese toke në malin e Gjallicës.

Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “zjarrvënie e qëllimshme” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë:

I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin ku kishte rënë zjarr dhe pas disa orësh duke punuar  me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas  shuarjen e tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  E. O.,  47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe  municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy