
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në qytetin e Durrësit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Sipas informacioneve paraprake të policisë, të plagosurit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



