Shkodër, vritet 35-vjeçari, pronar i një bujtine

Shkodër, vritet 35-vjeçari, pronar i një bujtine

Një 35-vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Grudë të Shkodrës. Viktima është Ferdinand Polia, pronar i bujtinës Polia në Theth. Sipas informacioneve të para nga policia, 35-vjeçari së bashku me një person tjetër ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip Fuoristradë, ndërsa është qëlluar me 20 plumba nga një person që lëvizte me motor. 

Polia është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra. Në vendngjarje shkuan efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet. Blutë kanë gjetur një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen. Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy