Elbasan/ Sekuestrohet mbi 1 kg kanabis i ndarë në doza, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Elbasan/ Sekuestrohet mbi 1 kg kanabis i ndarë në doza, shpallet në kërkim 40-vjeçari

Një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në qytetin e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Shitblerja”. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mbi 1 kilogram kanabis, armë gjahu, thikë si dhe shuma parash në lekë e euro, ndërsa kanë shpallur në kërkim poseduesin e drogës dhe kanë vënë në hetim dy klientë të tij.

 

Operacioni është zhvilluar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Forcat “Shqiponja”, nën drejtimin e Prokurorisë.

 

Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit, është ushtruar kontroll i rreptë në banesën e shtetasit Klodjan Novaku, 40 vjeç, banues në Elbasan. Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi brenda shtëpisë së tij: 1 kilogram e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (një pjesë e ndarë gati për shitje), 1 peshore elektronike që shërbente për ndarjen e dozave, 1 armë gjahu që posedohej pa lejen e organeve kompetente, 71 700 lekë dhe 100 euro, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

 

Në momentin e bastisjes së banesës, 40-vjeçari nuk u gjet aty dhe policia po punon intensivisht për lokalizimin dhe prangosjen e tij. Gjatë operacionit rreth zonës, shërbimet "Shqiponja" kanë ndaluar dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas që dyshohet se po blinin lëndë narkotike tek 40-vjeçari: B. D., 37 vjeç, u kap në afërsi të banesës së të shpallurit në kërkim teksa po shkonte për të blerë drogë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë të ftohtë (thikë) dhe A. S., 20 vjeç, u kap po ashtu pranë shtëpisë së shpërndarësit, teksa kishte me vete një sasi kanabisi që dyshohet se sapo e kishte blerë nga shtetasi K. N.

 

Materialet procedurale i kanë kaluar tashmë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale ndaj të tre shtetasve të përfshirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy