Kamioni përplaset me autobusin në Korçë-Pogradec, plagoset një person

Kamioni përplaset me autobusin në Korçë-Pogradec, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.

Rreth orës 13:00, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy