Një 27-vjeçar është ndaluar nga policia pasi akuzohet se përvetësoi 42000 euro nëpërmjet mashtrimit.
Arrestimi im tij erdhi si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryera për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë Gjirokastër.
Si rezultat i operacionit ‘Porosia’, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, u kap dhe u ndalua shtetasi A. K., 27 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar një shumë prej 42000 euro, nga një shtetase.
Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, gjetën të fshehur dhe sekuestruan një armë sportive pistoletë, të cilën e mbante pa lejen përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



