
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Vlorë, ku fatmirësisht kanë mbetur të lënduar drejtuesit e mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e lumit të Vlorës, pranë fshatit Drashovicë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar jashtë rruge.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.



