Tiranë/ Vihet në pranga 31-vjeçari, tentoi ekzekutimin e administratorit të një shkolle private

Tiranë/ Vihet në pranga 31-vjeçari, tentoi ekzekutimin e administratorit të një shkolle private

Një 31-vjeçar u vu sot në pranga si autori i dyshuar i atentatit ndaj administratorit të një shkolle private në kryeqytet.

Siç bën te ditur policia e Tiranës, S. T., 31 vjeç, u arrestua për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ngjarja ndodhi më datë 1 janar të këtij viti në zonën e Liqenit të Thatë, jo shumë larg vendit të tij të punës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Lulzim Masha, 63 vjeç.

Ky i fundit në dëshminë e dhënë në polici menjëherë pas ngjarjes pati deklaruar se nuk kishte konflikte me askënd.

“Nuk kam konflikt të hapur me askënd, nuk e di se kush fshihet pas këtij sulmi. Atentatori ishte në këmbë dhe i veshur me veshje sportive”, është shprehur para uniformave blu, Lulzim Masha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy