Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë një 27-vjeçar me iniciale G. I., i cili ushtronte dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij dhe kërcënonte se do ta rrihte.
Sipas denoncimit 27-vjeçari e ndiqte bashkejtuesen prej kohësh dhee kërcënonte me anë të mesazheve telefonike.
Bëhet me dije se i arrestuari ishte i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë: Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



