Pas helmimit të 56 studentëve, Hita vizitë në Akademinë e Sigurisë: Ju inkurajoj ta përballoni çdo sfidë me dinjitet

Pas helmimit të 56 studentëve, Hita vizitë në Akademinë e Sigurisë: Ju inkurajoj ta përballoni çdo sfidë me dinjitet

Pas ngjarjes së rëndë ku 56 studentë të Akademia e Sigurisë u helmuan nga ushqimi i konsumuar në ambientet e institucionit, Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një vizitë dhe takim me studentët dhe punonjësit në trajnim.

 

Gjatë vizitës, ai përcolli mesazhe mbi etikën, integritetin dhe profesionalizmin, duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre si oficerë të ardhshëm të rendit dhe sigurisë.

 

“Besimi i qytetarëve është pasuria jonë më e madhe. Vlerësoni çdo leksion, silluni me etikë dhe integritet”, u shpreh Skënder Hita.

 

Duke iu drejtuar studentëve, drejtori i Policia e Shtetit vlerësoi zgjedhjen e tyre për t’iu bashkuar Akademia e Sigurisë dhe theksoi përgjegjësinë që sjell ky profesion.

 

Të dashur studente dhe studentë, zgjedhja juaj për t’iu bashkuar Akademisë së Sigurisë është për t’u vlerësuar. Ai kërkon përkushtim, disiplinë dhe ndjenjë përgjegjësie

Do t’ju këshilloja për tre gjëra: merreni seriozisht dijen, ruani integritetin dhe mos harroni pse keni zgjedhur këtë rrugë. Besimi i qytetarëve fitohet çdo ditë, me ndershmëri dhe përgjegjësi. 

Shqipëria ka nevojë për ju, ne kemi nevojë për ju. Unë besoj te ju dhe keni mbështetjen time të plotë. Ju uroj suksese dhe ju inkurajoj ta përballoni çdo sfidë me dinjitet dhe me përkushtim. 

 

Skënder Hita nënvizoi gjithashtu se Akademia e Sigurisë funksionon me standarde bashkëkohore dhe programe të harmonizuara me praktikat ndërkombëtare, duke theksuar se shërbimi ndaj vendit kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ndershmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy