U kap me kokainë, Gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s

U kap me kokainë, Gjykata lë në burg efektivin e RENEA-s

Gjykata e Tiranës vendosi arrestit me burg për efektivin e RENEA-s Rael Lulin dhe dy të arrestuarit e tjerë, ndërsa për dy shtetas po hetohen në gjendje të lirë.

Mësohet se në seancën e vlerësimit të masës efektivi forcave speciale, ka pranuar përgjegjësinë për lëndën narkotike e llojit kokainë që i është gjetur, ndërsa ka mohuar njohjen me personat e tjerë të arrestuar. 

Rael Luli po ndiqej nga një efektiv i Shërbimit për Çështjet e Brendshme, si i infiltruar duke blerë një sasi kokaine që pas testimit rezultoi në masën 80% e pastër.

Të pandehurit i ëshë kërkuar bashkëpunimi me prokurorinë, por ai e ka refuzuar.  

Rael Luli, 27 vjeç, u arrestua në një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës, ndërsa akuzohet si koka e grupit të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, kanabis, extasy e më gjerë.

Nga kontrolli i realizuar në  ambiente dhe banesat që dispononin të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan përveç këndëve narkotike, edhe 11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz dhe 7 aparate celularë.

Ky grup shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, “Misto Mame”, Kombinat, Yzberisht dhe “Qyteti i Nxënësve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy