Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje ullishtet në zonën midis fshatit Mifol dhe fshatit Trevllazër.
Një automjet zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëhet me dije se efektivët po lokalizojnë e flakët.
Bëhet me dije se dhjetëra rrënjë ullinj janë djegur.
Kujtojmë se mesditën e sotme një transformator mori zjarr në zonën pranë Radhimës.



