Zjarri në pyllin e Pishë-Poros vihet nën kontroll, vijon monitorimi nga zjarrfikësit (VIDEO)

Zjarri në pyllin e Pishë-Poros vihet nën kontroll, vijon monitorimi nga zjarrfikësit (VIDEO)

Vatra e zjarrit në pyllin e Poros, në fshatin Akërni të Vlorës, është vënë nën kontroll në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 Sipas informacioneve zyrtare, flakët masive janë shuar, por disa vatra të vogla aktive vijojnë të digjen në brendësi të pyllit, ku po digjen trungje dhe bimësi e dendur.

Forcat zjarrfikëse ndodhen ende në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për të shmangur riaktivizimin e flakëve.

Zjarri që përfshiu këtë zonë pyjore qëndroi aktiv për dy ditë me radhë. 

Terreni ranor e bëri të vështirë ndërhyrjen nga toka, ndërsa flakët morën përmasa të mëdha, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësinë dhe ekosistemin lokal.

Ministria bëri me dije dje se dy helikopterë po operojnë për neutralizimin e vatrave të zjarrit. 

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy