FNSH zbarkon në Rrëshen, ngjarjet kriminale shtojnë masat, kontrollohet çdo automjet

FNSH zbarkon në Rrëshen, ngjarjet kriminale shtojnë masat, kontrollohet çdo automjet

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën 3 miqtë e tij, ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Shtetit duke shtuar sigurinë në zonë.

Vrasja e dyshuar për hakmarrje cenoi rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe ndryshimit të strukturës drejtuese të Komisariatit të Policisë Mirditë, aty janë dislokuar dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës.

Përgjatë 24 orëve, forcat ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve të caktuara. Në pjesën më të madhe të kohës, në hyrje të qytetit ka postbllok të cilët kontrollojnë personat dhe automjetet e dyshimta, që hyjnë e dalin në Rrëshen.

Gjithashtu patrullat e policisë lëvizin gjatë gjithë kohës në qytetin e Rrëshenit, ndërsa plani i masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike të cënuar rëndë gjatë viteve të fundit po drejtohet nga vetë shefi i ri i Komisariatit të Mirditës Klodian Kondi.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë kësaj periudhe janë hequr disa kamera sigurie me diametër të lartë dhe fushë veprimi 360 gradë që kontrollonin qendrën e qytetit.

Gjithashtu në fokus të bluve janë dhe automjetet me xhama të zinj, të cilët mund të lëvizin elementë kriminal.

Riorganizimi i policisë së Mirditës vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhur në këtë qytet, ku në harkun kohor të 7 viteve janë vrarë 5 persona dhe plagosur 4 të tjerë, të cilët kanë zanafillë gjakmarrjen mes fiseve në Rrëshen, por vijojnë të mbeten ende të pazbardhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy