
Toka nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike.
Një tjetër tërmet 3.7 ballë është regjistruar në vendin tonë rreth orë 21:30 të së enjtes, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Vorë.
Ndërkohë, reshjet që nisën pasdite vijojnë me intensitet të lartë.



