Përshtatën ambient për tharjen e kanabisit, sekuestrohen 11 kg/ Një në pranga, në kërkim një tjetër

Përshtatën ambient për tharjen e kanabisit, sekuestrohen 11 kg/ Një në pranga, në kërkim një tjetër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga një person dhe proceduar një të mitur, të cilët kishin përshtatur një ambient, në fshatin Mafsheq të Krujës, për tharjen e bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht një tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 31 vjeç, banues në Domje, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi O. C., 20 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta 3 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së shtetasit A. M., në fshatin Mafsheq, për tharjen e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri, që u gjet e fshehur gjatë kontrollit të ambientit në afërsi të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy