U përplas nga patrulla e policisë në Elbasan, vdes në spital 65-vjeçari

U përplas nga patrulla e policisë në Elbasan, vdes në spital 65-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorit që u përplas nga patrulla e policisë ditën e sotme në Elbasan.

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd u përplas rëndë drejtuesi i motoçikletës me iniciale K.M.,  65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit pasi ka marrë plagë të rënda.

“Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, është përplasur mjeti i policisë me një motoçikletë dhe për  pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës shtetasi K.M.,  65 vjeç, banues në  Elbasan,  i cili ndërroi jetë në Spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy