
Në një analizë të faktit se pse po rritet në masë të madhe krimi në vend, analisti Neritan Sejamini, thotë se ajo është e lidhur me pushtetin ekonomik.
Në “Të paekspozuarit” në MCN tv, Sejamini, vlerëson se pushteti i krimit sot është pushteti ekonomik, për faktin se qeveria beson te ky model ekonomik që ka bazë krimin.
Pushteti i krimit sot është pushteti ekonomik.
Të legalizosh paratë e tyre, ata nga kriminelë në biznesmen, pronarë mediash, firmash, etj, pra legalizimi është ëndërr e çdo krimineli në botë edhe këtu.
Shqipëria po bëhet parajsa e parave të krimit.
Kemi një qeverie e cila beson te ky model ekonomik që Shqipëria do të ndërtohet me këto para të pista, që nga Shëngjini në Sarandë, gjithçka në ndërtim u është dhënë krimit, ata nuk ndërtojnë vet por u besojnë biznesmenëve serioz.



