
Policia e Shtetit ka bërë me dije se një 24-vjeçare është vetëvarur mbrëmë në haurin e lopes në fshatin Losnik të Pogradecit.
Rexhina Dervishi, nënë e një fëmije të vogël është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prrenjasit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. E reja ishte e martuar në Prrenjas.
Trupi është dërguar në morgun e Pogradecit.
Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë vë re shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.



