Hakerimi i SHISH/ Hoxha: Ekspozimi i informacioneve mund të vrasë agjentët e tyre

Hakerimi i SHISH/ Hoxha: Ekspozimi i informacioneve mund të vrasë agjentët e tyre

Hakerimi i të dhënave dhe ekspozimi i informacioneve dhe emrave të Sigurimit të Shtetit, për gazetarin e kronikës, Artan Hoxha, është shumë e rëndë.

Në emision Të Paekspozuarit”, në MCN Tv, Hoxha tha se ekspozimi i informacioneve mund të vrasë agjentët e tyre.

Ai solli në vëmendje rastin e një nëndrejtori të SHIK-ut të cilin e rrëmbyen e torturuan dhe e vranë.  

Operativët janë ata që janë në terren. Punonjësit e SHISH që janë në terren janë më të padukshëm. Ekspozimi i informacioneve të tyre është e keqe.

Ne jemi një vend që nuk bashkëpunon.

Para 10 vitesh kam bërë një emision për një nëndrejtor të SHIK-ut të cilin e rrëmbyen e torturuan dhe e vranë. Bëhet fjalë për Isa Copën.

Policia dhe prokuroria e quajti ngjarjen të mbyllur duke thënë se ai ka vrarë vetën. Kam bërë 1 muaj rresht emision, sa u çua ekspertiza në Gjermani që doli se e kishin vrarë. Ai kishte disa çështje sensitive në atë kohë, dhe ata e kanë vrarë me dy plumba dhe e kanë djegur.

Ndërsa këta thanë se ai kishte vrarë vetën, ishte futur në makinë e kishte djegur vetën.

Ky është rasti kur u ekspozua se u morë vesh se çfarë po punonte ai.

Një nga çështjet që kishte ai ishin tokat në Gjirin e Lalzit, po ashtu kishte në dorën çështjen e vrasjes së Gjyqtarit Skerdilajt Konomi, i cili sapo kishte fituar në Gjykatë tokë në Gjirin e Lalzit. Atë nuk e shpallën as dëshmor, i bën një ceremoni sekrete.

I vetmi nga SHISH që dihej bërë dëshmor është Isa Çopa dhe këta nuk e dinë ende se kush e vrau.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy