Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Shmangeni, po ndërtojmë një bypass provizor

Bllokimi i rrugës Librazhd-Përrenjas/ ARRSH: Shmangeni, po ndërtojmë një bypass provizor

Bllokimi i segmentit Librazhd-Përrenjas e ka bërë të detyrueshëm devijimin e trafikut në një baypass provizor. Autoriteti Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë aks. 

 

Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se:

 

Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. 

 

Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve. 

 

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës.

 

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy