
Kanë nisur tashmë regjistrimet në sistemin e-Albania , për nxënësit në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi. “Tashmë prej disa ditësh në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e para për vitin shkollor 2023-2024. Afati për këtë shërbim online është data 30 qershor 2023 dhe të gjithë prindërit që kanë nevojë për ndihmë do të mbështeten nga stafe të dedikuara në çdo shkollë”. Çdo prind apo kujdestar ligjor pasi të hyjë në llogarinë e tij në portal, duhet të plotësojë formularin e aplikimit, të përzgjedhë me saktësi njësinë administrative, rrugën dhe shkollën që shfaqet në sistem.



