Parcela me drogë në mal/ Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit, administratori dhe inxhinieri në Librazhd

Parcela me drogë në mal/ Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit, administratori dhe inxhinieri në Librazhd

Tre persona janë proceduar penalisht nga Policia e Librazhit pasi në malin e fshatit Mirakë janë gjetur disa parcela me kanabis.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit” Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë, Librazhd.

Njoftimi i Policisë

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasit:

Sh. H., kryeplak i fshatit Mirakë, B. Zh., administratori i Njësisë Administrative Polis dhe R. Ç., inxhinier pyjor në Bashkinë Librazhd, të tre banues në fshatin Mirakë, Librazhd, pasi në masivin pyjor të fshatit Mirakë, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative u gjetën të kultivuara disa bimë narkotike, të cilat u asgjësuan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy