25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Kurti: Historia e luftës ka nevojë për studime shkencore dhe botime akademike

25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Kurti: Historia e luftës ka nevojë për studime shkencore dhe botime akademike

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, më 10 qershor 1999 pati lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë, ndërsa Këshilli i Sigurisë së OKB-së po në të njëjtën ditë kishte miratuar Rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pjesëmarrës në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe Çlirimit të Kosovës ‘Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”, tha se para 25 vite më parë, populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës.

Kryeministri i vendit, më këtë rast ngriti kërkesën që historia dhe trashëgimia e luftës kanë shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe shkencëruar.

I pari i Qeverisë tha se kemi nevojë për shumë studime shkencore dhe për botime akademike për gjithë atë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë.

Tani që po bëhen 25 vjet nga lufta e Kosovës, kur një brez i tërë i lindur pas luftës është rritur dhe maturuar, është koha e duhur që diskutimet dhe debatet tona, hulumtimet dhe studimet tona, shkrimet dhe botimet tona të shkojnë secilën herë e më shumë duke u bërë më akademike dhe më shkencore, më konceptuale dhe më teoritizuese. Historia dhe trashëgimia e luftës në Kosovë kanë aq shumë nevojë për t’u studiuar, hulumtuar dhe për t’u shkencëruar, ngase ne si shoqëri dhe si shteti kemi nevojë për diskurse të mirëfillta shkencore dhe për narracione sa më të plota dhe të vërteta historike për luftën tonë

Kemi nevojë për shumë studim e shkencore dhe gjithashtu për botime akademike për gjithë çfarë ka ndodhur gjatë gjithë luftës në vendin tonë, për viktimat e luftës, për luftëtarët e lirisë, për dëmet e luftës, për kujtesën kolektive të luftës, për gjykimet për krimet e luftës, për masakrat dhe gjenocidit, pastaj për hyrjen e papritur të ushtarëve rus më 11 qershor 1999 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe largimin e tyre në vitin 2003, për intervenimet ushtarake, humanitare dhe për mësimet prej tyre, si në histori, ashtu edhe në ushtri e në diplomaci.

10 qershori i vitit 1999 shënon fundin e luftës në Kosovë dhe tërheqjen e trupave serbe, pas 78 ditë bombardimesh ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas së cilës në Kosovë u dërguan trupat paqeruajtëse të KFOR-it nga 36 vende.

Më 12 qershor 1999, në Kosovë kanë zbarkuar trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy