
Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Berat, ku një fëmijë 4 vjeçar ka humbur jetën.
I mituri ka ndërruar jetë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
Fatkeqësisht 4 vjeçari ka ndërruar jetë në spital pas goditjeve që ka marrë nga kontakti me rrymën elektrike.
Bëhet me dije se 4 vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në lulishten e pedonales së re të qytetit, ndërsa ka qenë duke luajtur, i shoqëruar nga e ëma.
Fëmija mësohet ka prekur një poç ndriçimi në lulishte, kabujt e të cilit kanë qenë të paizoluar. Menjëherë më pas kanë nisur hetimet ndaj drejtorisë së ndriçimit në Bashkinë e Beratit e drejtuar nga kryetari, Ervin Demo.



