Nuk i ndaluan policisë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohen dy të tjerë

Nuk i ndaluan policisë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohen dy të tjerë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar me iniciale GJ.N i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

30-vjeçari u lokalizua në makinën e një 22-vjeçari i cili nuk e ndaloi mjetin pas urdhrit të policisë.

Bëhet me dije që për drejtuesin e mjetit dhe vllain e tij që ishte gjithashtu  pasagjer në makinë ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim Lezhë

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. 

Shërbimet policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informacionet policore, kanë bërë të mbundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personit të kërkuar:

Gj. N., 30 vjeç, banues në Kalivaç, Lezhë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për këtë vepër penale.  

Bazuar në informacionet e siguruara se ky shtetas ishte pasagjer në mjetin me drejtues E. N., shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar mjetin dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar më shpejtësi me mjetin në të cilin ishin pasagjerë vëllai i tij, shtetasi E. N., 25 vjeç dhe shtetasi i shpallur në kërkim Gj. N.  

Në vijim të veprimeve u referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. N., 22 vjeç dhe E. N., 25 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy