
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, njësia Administrative Labinot-Fushë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, ku një automjet tip autoveturë, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi, ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit.
Më pas, mjeti ka dalë nga korsia e lëvizjes dhe është përplasur me forcë me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Për shkak të përplasjes së fortë, automjeti ka pësuar dëmtime të mëdha, kryesisht në pjesën ballore dhe anësore.
Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit është Klement Balla, banues në fshatin Griqan.
Ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr trajtimin mjekësor.
Gjendja e tij shëndetësore raportohet paraprakisht e rëndë.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



