
Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti teksa ishte duke punuar. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, teksa shtetasi me inicialet N. Th., ishte duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Vau i Dejës.
Pllaka e mermerit i ka rënë atij në kokë, çka i ka shkaktuar më pas edhe humbjen e jetës.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak: Më datë 07.06.2021, rreth orës 17.00, shtetasi N. Th., 67 vjeç, duke transportuar një pllakë guri për në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat, Vau i Dejes, dyshohet se aksidentalisht është penguar duke i rënë pllaka e mermerit në kokë dhe për pasojë shtetasi N.Th ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.



