Policia e Tiranës nga monitorimi i rrjeteve sociale, ka konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me lëvizjen, në rrugë inteurbane.
Nga shërbimet e Policisë Rrugore u idenitifikua drejtuesi i automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.
Drejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.



